Prishtina përforcohet me basketbollistin francez

KB Sigal Prishtina po përgatitet për edicionin e ri në Superligën e basketbollit.

Kryeqytetasit kanë kompletuar transferimin e basketbollistit të parë të huaj për edicionin e ri të garave, shkruan Gazeta Olle.

Bëhet fjalë për Aliouen Tew, i cili i prezantua përmes faqes zyrtare të Prishtinës.

Tew vjen nga Franca dhe është 29-vjeçar. Ai është i gjatë 206cm dhe luan në pozitën qendër.

Njoftimi i plotë:

“Aliouen Tew vjen nga Franca, është 29 vjeçar, i gjatë 206cm dhe luan në pozitën qendër. Ishte pjesë e Kolegjit Niagara në SHBA. Karrierën profesionale e vazhdoj në shumë liga si në Zvicër, Katar, Francë, Angli dhe se fundmi në Spanjë tek ekipi Melilla që garon në Leb Gold”.

/Gazeta Olle/

Erdin Hashani: Nuk është turp të humbësh kundër Feyenoordit, Drita po luan kundër një gjiganti të futbollit

Trajneri i Feyenoordit, Arne Slot: Ne i kemi parë dy ndeshjet e fundit të Dritës dhe e dimë se çka na pret