Prishtina për pak sa nuk e shokoi Trepçën ’89, tentoi t’ia marrë yllin e madh (FOTO)

Trepça ’89 po tregohet e pandalshme pas përfundimit të këtij edicioni, duke bërë transferime të mëdha.

89-shi ka transferuar shtatë futbollistë deri tani, por për pak sa nuk u befasua nga rivali i madh, Prishtina.

Burime të Gazetës Olle bëjnë të ditur që klubi kryeqytetas ka reaguar duke u munduar të shfrytëzojë ngërçin mes Trepçës ’89 dhe Arbër Potokut.

Anësori fillimisht refuzoi vazhdimin e kontratës me skuadrën kampione, pasi që nuk u pajtua me kushtet financiare.

potoku

Prishtina ka reaguar menjëherë duke shprehur interes të fuqishëm për shërbimet e Potokut.

 

Palët kanë biseduar, por pa arritur marrëveshje, pasi që Potoku i kishte dhënë fjalën 89-shit që do të bisedojë edhe një herë me të.

 

Drejtuesit e klubit kampion më pas kanë përmirësuar ofertën, me të cilën Potoku është shprehur i kënaqur dhe ka rinovuar kontratën.

perparim islami arber potoku

 

Trepça ’89 deri më tani është përforcuar me Kushtrim Lushtakun, Blerand Kurtishajn, Milot Kamberajn, vëllezërit Ardian e Arbnor Muja dhe dy afrikanët e Lirisë, Odi Henry Chibueze dhe Asare Richard.

 

Gazeta Olle ka raportuar në orët e vona të mbrëmjes se 89-shi ka shfaqur interes të fuqishëm edhe për Drilon Musajn e Laçit, të cilin është afër ta rrëmbejë.

trepca 89