Prishtina-Penza, finalja e Superkupës Mbarëkombëtare

Prishtina dhe Penza janë kualifikuar në finale të Superkupës Mbarëkombëtare që do të zhvillohet të enjten nga ora 19:00.

Prishtina në gjysmëfinale mundi Partizanin 73-76, ku edhe pse ishte duke fituar me 15 pikë, fundi ishte dramatik.

Ndërkohë, Penza në gjysmëfinale ka mundur Flamurtarin e Vlorës me rezultat 70-79.

Vashat pejane u rikthyen fuqishëm në pjesën e dytë për të siguruar finalen, ku do të përballen me skuadrën prishtinase.

Këto dy skuadra u takuan edhe në finale të Superkupës së Kosovës, ku kishin fituar vashat nga Peja.

Prizreni 16 fiton derbin prizrenas

Barcelona po e blindon Pedrin me një kontratë të re, talenti spanjoll do të ketë klauzolë prej 1 miliard euro !