Prishtina pasi e shkroi historinë, tani kërkon lavdinë në garat ndërkombëtare

Prishtina është klubi i parë nga Kosova që ka arritur të marr fitore në ndeshjen e parë në fazën e tretë eliminatore të ndonjë gare evropiane të organizuar nga UEFA.

Me fitoren e marr në ndeshjen e parë ndaj Bodo/Glimt në Conference League, kampionët e vendit, me një barazim në ndeshjen e dytë do të ishin në play-off dhe një hap larg pjesëmarrjes në fazën e grupeve, shkruan GazetaOlle.

Suksesi i arritur deri më tani është jashtëzakonisht i madh, pasi Drita ishte arritur të luante në raundin e tretë të Ligës së Evropës, por ishte eliminuar nga Legia me rezultat 2-0.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë, stadium dhe ambiente të jashtme

Skuadra e udhëhequr nga Zekerija Ramadani po vazhdon punën për ndeshjen kthyese, ndërsa përveç fitoreve, ka mbushur edhe arkat e klubit, ku të ardhurat llogariten afër 1.8 milion euro nëse eliminohen në këtë raund.

Por mos të harrojmë që kalimi i këtij raundi është mëse i mundur, pasi që kampioni ynë ndeshjen e parë e ka fituar në “Fadil Vokrri” me rezultat 2-1.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe bar

Prishtina këtë sezon po shkruan një pjesë të historisë së garave ndërkombëtare, deri ku do të shkojë mbetet të shihet – shpresojmë që minimumi të jenë grupet e Conference League.

Prishtina ka mposhtur deri më tani nga njëherë kampionët e San Marinos, Adorrës, Uellsit dhe Norvegjisë. /Gazeta Olle/

Aktualisht janë 13 shqiptarë të sigurt në Serie A, numri mund të rritet

Zyrtare: Armando Broja i bashkohet Southamptonit