Prishtina po vazhdon fazën përgatitore në Turqi ku deri tani kanë zhvilluar katër ndeshje kontrolluese në tokën turke.
Prishtina humbi nga Chernomoresti 4:0, barazoi me Atyraun 2:2, pësoi 2:1 nga Gornik dhe fitoi 2:0 ndaj Alanyas.
Ndeshjen e radhës e zhvillon më 31 janar ku ballafaqohet me Kapfenbergun e Austrisë, e fundit e fazës përgatitore.
Prishtina në këtë afat kalimtar ka qenë aktive duke i transferuar disa futbollistë si: Bujar Pllana, Agim Zeka, Sadam Sulley, Adonis Aliu dhe Drilon Cenaj.
“Afati kalimtar për skuadrën tonë nuk ka përfunduar”, thuhet në faqen e klubit.
Kampioni në fuqi pritet që në ditët në vijim të sjelle dhe disa përforcime, kryesisht në mbrojtje. /Gazeta Olle/