Prishtina paralajmëron miqësore me Shkëndijën e Partizanin

Shkëndija e Tetovë dhe Partizani i Tiranës do të vijnë në Kosovë për të zhvilluar ndeshje miqësore me Prishtinën. Krerët  e klubit kryeqytetas, janë në finalizimit të marrëveshjes.

Ndeshjet sipas kryetarit të FC Prishtinës, Remzi Ejupi pritet të zhvillohen gjatë verës.

“Një marrëveshje në parim është arritur që Prishtina të ketë dy ndeshje miqësore gjatë verës kundër Shkëndijës dhe Partizanit. Terminet pritet të caktohet pasi t’i përfundojnë ndeshjet kualifikuese për Ligën e Evropës. Dëshirojmë që ta thyejmë pak këtë heshtje”, ka thënë Ejupi, shkruan ‘Koha Ditore’.