Prishtina – Onix, rezultati i ndeshjes, formacionet dhe debutimet

Në stadiumin e Vëllaznimit në Gjakovë, Prishtina ka mposhtur në ndeshje miqësore anëtarin e ri të Ligës së parë, Onix nga Banja e Pejës.

Ishte kjo ndeshja e parë e bardhekaltërve në fazën përgatitore. Realizues i dy golave ishte Basit Abdul Khalid – 26’ shënoi me të djathtën, e 42-të me të majtën dhe ishte njëri prej golave më të bukur të tij.

prisshtinaa 22

Në minutën e 80-të portieri Ardit Nika priti penalltinë.

Në këtë ndeshje u paraqiten edhe transferimet e reja Ergyn Ahmeti dhe Liridon Fetahaj.

Të dielën më 18 qershor në Kastriot, Prishtina takohet me Përfaqësuesen e Kosovës U19.

prishtina 2

Miqësore:

Prishtina – Onix 2:1 (2:0)

Golashënues: Basit Abdul Khalid 26’, 42’ – Selim Bajramaj 90’

Gjyqtar: Muhedin Ferati

Prishtina (4-3-3): Alban Muqiqi – Lorik Maxhuni (Genc Hamiti – 46’), Armend Dallku, Liridon Leci, Mërgim Neziri (Lorik Maxhuni – 66’) – Debatik Curri (Ergyn Ahmeti – 46’), Lorik Boshnjaku (Kastriot Selmani – 46’), Mergim Pefqeli (Blend Baftiu – 46’) – Shend Kelmendi (Liridon Fetahaj – 46’), Gauthier Mankenda (Arbër Hoxha – 46’), Basit Abdul Khalid (Gentrit Begolli – 46’). Kryetrajner: Arsim Thaqi.

Onix: Valmir Hajrizaj – Arianit Gërvalla, Adnan Maxhari, Arian Metaj, Ragip Mazrekaj , Jusuf Shabotiq, Alban Dreshaj, Enis Miranaj, Qerim Gashi, Gjanin Bajramaj, Arlind Shoshi. Në pjesën e dytë luajtën edhe futbollistë tjerë. Kryetrajner: Gani Metaj.