Prishtina nuk licencohet, Dukagjini në garat evropiane dhe Drita luan nga raundi i dytë

Prishtina nuk licencohet përkundër ankesës në CAS të Komitetit Olimpik.

Klubi kryeqytetas ka fituar Kupën e Kosovës, por nuk do të luaj në arenën ndërkombëtare pasi nuk janë licencuar nga FFK fillimisht, por as dy ankesat e tyre nuk janë pranuar nga shtëpia më e madhe e futbollit kosovae.

Gazeta Olle mëson ekskluzivisht se Prishtinës i është kthyer përgjigja negative mbrëmjen e së mërkurës nga FFK.

Por mbledhja e CAS do të mbahet më vonë dhe Prishtina mund ta fitoj rastin dhe të luaj në Evropë.

Ndërkohë me anë të një emaili Dukagjini është njoftuar nga FFK se do të luaj në garat evropiane pasi ka zënë vendin e katërt në kampionat.

Njoftimi i ka shkuar edhe skuadrës së Dritës, që do të luaj nga raundi i dytë i Ligës së Konferencës. /Gazeta Olle/

Bellingham prezantohet te Reali, merr fanellën me numër pesë

Mungesë e madhe te Kosova, Rashani lëndohet dhe largohet nga grumbullimi