‘Prishtina nuk gëzohet para kohe’

 

Prishtina po e vazhdon e qetë rrugën drejt titullit të kampionit.

Ekipi kryeqytetas i drejtuar nga Bylbyl Sokoli, në tri ndeshjet e para në kampionat ka arritur po aq fitore.

Mbrojtësi i Prishtinës, Fisnik Ramadanaj, vlerëson se skuadra e tij po shkon sigurt drejt titullit. “Jemi shumë të kënaqur me rezultatet që kemi arritur deri më tash në kampionat. Prishtina nuk gëzohet para kohe. Do të mendojmë për secilën ndeshje, një e nga një”, i ka thënë Gazetën ‘Olle’, ish-mbrojtësi i Besës së Kavajës në Shqipëri, Fisnik Ramadanaj.

Tutje, ‘Fisi’ edhe për ndeshjen e radhës të cilën Prishtina e zhvillon në kryeqytet ndaj Drenicës. “Do ta japim maksimumin për të arritur fitore”, përfundoi Ramadanaj.

Prishtina ndodhet e dyta me 34 pikë, tri më pak se lideri Feronikeli që ka 37-sosh.