Prishtina njofton me humbje Yllin

Skuadra e Golden Eagel Yllit, ka pësuar humbjen e parë këtë edicion pasi është mposhtur në shtëpi nga kampioni Sigal Prishtina me rezultat 70:85. Kryeqytetasit kanë arritur kështu fitoren e 19-të në kampionat për të mbajtur pozitën e parë me 37 pikë të tubuara.

 

Dy periudhat e para ishin të dominuara nga prishtinasit, të cilët shënonin pothuajse nga secila pozitë duke luajtur nga ana tjetër mbrojtje të fort. Pas një loje të mirë mysafirët arritën që në pushim të shkonin me epërsi prej 12 pikëve, 47:35.

 

Edhe në dy periudhat e fundit kryeqytetasit ishin më të mirë duke arritur që të rrisin edhe më shumë epërsinë e tyre për të shënuar në fund fitore me rezultat 70:85.

 

Lojtari më i dalluar në këtë takim te kryeqytetasit ishte Jordan Hulls me 30 pikë të shënuara, përderisa te vendasit, u dallua Charles Hammrok me 20 pikë. Në këtë ndeshje nuk u paraqit fare Dardan Berisha, i cili kishte pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Sutjeskas
Për kryeqytetasit kjo ishte fitorja e 19-të në Superligë, për t’i shkaktuar kështu Yllit, humbjen e parë në edicionin pranveror.

Peja lehtë përball Vëllaznimit

Skuadra e Pejës në ndeshjen tjetër të zhivlluar në palestrën ‘Shani Nushi’, në Gjakovë, ka arritur që me lehtësi të mposht Vëllaznimin me rezultat 100:72. Në këtë ndeshje trajneri Boris Kurtoviq, ka inkuadruar në lojë edhe disa lojtarë të rinjë të cilët nuk kanë minutazh të mjaftueshme në ndeshjet tjera.