Prishtina nënshkruan kontratë me kryetarin e Drenasit për shfrytëzimin e stadiumit

Sot në ambientet e kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, dhe përfaqësuesve të FC Prishtina, anëtarit të bordit, Afrim Muçiqi dhe sekretarit, Fatos Hoxha, është nënshkruar zyrtarisht kontrata e shfrytëzimit të stadiumit “Rexhep Rexhepi” në Drenas nga klubi i Prishtinës, njofton Prishtina.

Kryeqytetasit do t’i zhvillojnë të gjitha ndeshjet e saj si vendase në stinorin vjeshtor të edicionit 2017/18.

“Kushtet e ofruara, nga të gjitha stadiumet me pagesë që ka pasur klubi nga dita e shpërnguljes përshkak rinovimit të stadiumit, janë më të volitshmet nga Komuna e Drenasit. Andaj, me këtë rast, FC Prishtina falënderon jashtëzakonisht shumë kryetarin e Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci. Po ashtu, FC Prishtina falënderon edhe KF Feronikeli për mikpritje”, thuhet më tej në njoftim, raporton Gazeta Olle.

muqiqi

Prishtina do t’i zhvilloj ndeshjet të dielave.

Ndërsa, këtë të diel më 20 gusht nga ora 17:00 në Drenas e pret Dritën në kuadër të javës së parë Vala Superligës.

kontrata