Prishtina në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Bodo/Glimt

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Bodo/Glimt – Prishtina, në Conference League.

Kampionët e Kosovë shkojnë në pushim me disavantazh prej 1-0, shkruan Gazeta Olle.

Vendasit kanë shënuar për 1-0 në minutën e 18-të të ndeshjes përmes Erik Bothem i cili realizoi me kokë.

Ishte një aksion i zgjatur nga norvegjezët që përfundoi me topin në rrjetë.

Bodo/Glimt kishte mundësi që ta dyfishonte epërsinë përmes penalltisë në minutën e 24-të, por Patrick Berg u tregua i pasaktë duke goditur mbi portë.

Prishtina gjatë kësaj pjese të parë luajti e fokusuar maksimalisht në mbrojte, duke mos arritur të krijojë ndonjë rast të mirë shënimi.

Rezultati i përgjithshëm tani është 2-2, por kanë mbetur edhe 45 minuta lojë.

/Gazeta Olle/

Shpërdorohet një penallti në ndeshjen Bodo/Glimt – Prishtina

Chelsea prezanton transferimin e ri, Romelo Lukaku rikthehet në Londër