Prishtina në bisedime me trajnerin boshnjak

Klubi futbollistik Prishtina ka mbetur pa trajner, pasi mbrëmë është raportuar për ndarjen me marrëveshje të dyanshme me Zekrija Ramadanin.

 

Bardhekaltërit tani janë duke hulmtuar për një trajner të huaj, që të sjellë një freski dhe atmosferë më ndryshe nga ajo e trajnerit shkupjan.
Sheshi.info ka mësuar ekskluzivsht se kryeqytetasit janë në bisedime me boshnjakun Abdulah Ibrakovic.

51-vjeçari nga Doboj i Bosnjës së Hercegovinës është kandidati potencial për të marrë drejtimin e skuadrës bardhekaltër.

Ibrakovic karrierën profesionale si trajner e ka nisur me shpresat e Bosnjës U21, derisa ka udhëhequr edhe klube tjera boshnjake si Velez Mostar, FK Sarajevo, Celik Zenica, Sloboda Tuzla. Ndërsa zejën e trajnerit e ka ushtruar edhe në klubin austriak të Ligës së Parë SV Kapfenberger dhe atë nga Arabia Saudite, FC Hetten.

“Dardanët” para ndeshjes Greqi – Kosovë: Uleni kokën dhe bëni çmos, një rrëshqitje e radhës nuk arsyetohet

Shpërthen zyrtari i FSHF-së kundër kritikëve, koment fyes në rrjetet sociale