Prishtina ndanë rrugët me sulmuesin

Olti Mehmeti nuk do të jetë më pjesë e FC Prishtinës.

Klubi ka njoftuar se është ndërprerë kontrata me sulmuesin, me marrëveshje të dyanshme, shkruan Gazeta Olle.

19-vjeçari në gusht të këtij viti nënshkroi kontratë trevjeçare me klubin kryeqytetas, e cila me marrëveshje u shkëput para kohe.

Postimi i plotë nga FC Prishtina: 

Faleminderit Olti!

FC Prishtina dhe sulmuesi Olt Mehmeti e kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.

Mehmeti në gusht të këtij viti nënshkroi kontratë trevjeçare me klubin kryeqytetas, e cila me marrëveshje u shkëput para kohe.

FC Prishtina i dëshiron Oltit suksese në karrierën e gjatë që e pret përpara.

Olti (19-vjeçar) vjen nga treva e Anamoravës, ku karrierën e filloi te FC Drita në vitin 2008 teksa në vitin 2019 u bë pjesë e skuadrës seniore.

#forcaPrishtina
#krejtpërprishtinën

/Gazeta Olle/  

Për herë të parë në histori, Saraqi përfaqëson Kosovën në Kampionatin e Botës për shah

Zyrtare: Llapi nënshkruan me reprezentuesin e Kosovës