Prishtina mund të mbetet pa Micin, në Shqipëri e bëjnë punë të kryer largimin e tij

I ardhur me shumë bujë te Prishtina, futbollisti Gledi Mici mund të rikthehet në Shqipëri.

Është faqja e afërt me Partizanin që shkruan se skuadra është shumë afër marrëveshjes me Prishtinën për ta marrë Micin, kjo falë marrëdhënieve të mira që kanë dy presidentët, Remzi Ejupi e Gazmend Demi.

Ka qenë një faqe e afërt me klubin kryeqytetas që ka publikuar një shkrim ku thuhet se Mici është shumë pranë transferimit te Partizani.

Kujtojmë që lojtari kishte marrëveshje me Partizanin edhe në verë, por për shkak të bllokimit të merkatos së klubit shqiptar ai iu bashkua Prishtinës.

Mbrojtësi i majtë ka kontratë me Prishtinën, por sipas kësaj faqe mund të arrihet një marrëveshje mes dy presidentëve Gazmend Demi dhe Remzi Ejupi që kanë marrëdhënie të mira. /Gazeta Olle/