Prishtina mposht Lirinë me golat e Begollëve

Prishtina ka arritur të fitojë edhe miqësoren e dytë, pasa asaj kundër Besës.

Djelmoshat e Sami Sermaxhajt kanë arritur ta mposhtin Lirinë me rezultat 2-0 në Prizren.

I pari që hapi serinë e golave ishte Gentrit Begolli në minutën e 36 pas një asistimi të Armend Thaqit.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në pjesën e dytë bardhëezinjtë shënuan edhe një herë me anë të Granit Begollit.

Kjo i bie që fitorja erdhi nga këmbët e vëllezërve Begolli./ olle/

futbolll begollt