Prishtina mposht lehtësisht Bashkimin

Sigal Prishtina u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Prishtinasit mundën Bashkimin 82:67 (22:20, 23:17, 22:12, 15:18).

Prishtinasit e nisën ndeshjen më mirë dhe qysh në çerekun e parë krijuan epërsi prej dhjetë pikësh, 21:11, por prizrenasit u rikthyen shpejt për të afruar rezultatin dhe kjo pjesë përfundon 22:20. Kryeqytetasit ishin në epërsi konstante në periudhën e dytë, për të shkuar në pushim me shifrat 45:37.

Bardhekaltrit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë oër të rritur edhe më shumë rezultatin, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 67:49. Në dhjetë minutat e fundit nuk kishte ndonjë ndryshim të madh dhe Sigal Prishtina fitoi për tu kualifikuar në gjysmëfinale, ku do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Golden Eagle Ylli-Ponte Prizreni, që zhvillohet nga ora 20:00.

Te prishtinasit u dalluan Lejson Zeqiri me 18 pikë, si dhe Derrick Wilson dhe Dardan Berisha me nga 13 pikë, kurse Curtis Jones me 24 pikë.

Koreografia fantastike e tifozëve të Trabzonsporit për tërmetin në Turqi

Roma pëson humbje minimale nga Salzburg