Prishtina mposht Istogun dhe kalon në gjysmëfinale

Sigal Prishtina është gjysmëfinalja e parë e Superkupës së Kosovës në basketboll.

Prishtinasit kanë mundur Istogun me rezultat 89:71 (30:10, 18:16, 21:18, 20:27).

Prishtinasit e nisën ndeshjen shumë më mirë, me një seri të jashtëzakonshme 19:0, dhe ishin bindshëm më të mirë në çerekun e parë. Më pas zhvillohet më e barabartë, megjithatë, kryeqytetasit nuk lejuan t’i rrezikohej fitorja, duke fituar në fund 89:71.

Te Prishtina u dalluan Steven Davis me 17 pikë, Devoe Joseph me 13 pikë e shtatë kërcime dhe Lejon Zeqiri me 14 pikë e katër kërcime, kurse më të mirët te Istogu ishin Arian Azemi me 19 pikë e shtatë kërcime dhe Mattheë Lang me 18 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime.

Prishtinë në gjysmëfinalen që zhvillohet të premten do të përballen me fituesin e ndeshjes Trepça-Bashkimi, që zhvillohet sonte nga ora 20:00.

Orari

E Mërkurë

17:00 Sigal Prishtina-Istogu 89:71

20:00 Trepça-Bashkimi (Grupi D)

E Enjte

17:00 Peja-Proton Cable Prizreni (Grupi B)

20:00 Golden Eagle Ylli-Vëllaznimi (Grupi C)

E Premte

17:00 Gjysmëfinalja  GR A-D

20:00 Gjysmëfinalja  GR B-C

E diel

17:00 Finalja

Deklarata dhe postimi Vojvodës pas ndeshjes me Rumaninë bën jehonë edhe në mediat italiane

Berat Gjimshiti, lideri i heshtur që po e udhëheq Shqipërinë drejt evropianit: Jemi grup i bashkuar, sakrifikojmë të gjithë për njëri-tjetrin