Prishtina mposht ekipin hungarez në miqësore

Prishtina ka zhvilluar miqësoren e parë në token turke ku po kryen fazën përgatitore.

Skuadra kosovare është përballur me ekipin hungarez Siofok.

Pas 90 minutave lojë, ishin kryeqytetasit që triumfuan me shifrat 2-1.

Mërgim Pefqeli në minutën e tretë dhe Kreshnik Uka në të 44 ishin realizuesit e golave për skuadrën bardhekaltër. /Gazeta Olle/

Haaland: Nuk jam i fiksuar pas Topit të Artë, dua Ligën e Kampionëve me Cityn

Drita klubi i vetëm shqiptarë që merr pjesë në ‘TransferRoom’, së bashku me gjigantët evropianë