Kampionët e Kosovës tashmë kanë mësuar emrin e kundërshtarit me të cilin do të përballen në raundin e dytë në Conference League, shkruan Gazeta Olle.
Kampioni i Uellsit, Connah’s Quay Nomads është skuadra e cila pas eleminimit nga Alashkert FC, do të ndeshet me kryeqytetasit.
Skuadra uellsiane u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 3-2, pasi u mposht sot me rezultat minimal, 1-0.
Ndeshja e parë mes Prishtinës dhe Connah’s Quay Nomads do të zhvillohet më 20 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri”.
/Gazeta Olle/