Pasi i eliminoi nga Kupa e Kosovës, Prishtina do të kërkon edhe një fitore ndaj ekipit të njëjtë, Vushtrrisë.
Ky takim, i pari i Superligës në pranverë pritet të zhvillohet ditën e shtune në ‘Fadil Vokrri’, shkruan Gazeta Olle.
E për këtë takim, skuadra e Prishtinës ka vendosur t’i zbres çmimet e biletave, në 1 dhe 2 euro, nga 2 dhe 3 sa ishin në vjeshtë.
Më poshtë njoftimi i Prishtinës:
Pasnesër, të shtunën më 15 shkurt, fillon stinori pranveror i edicionit 2019/20 dhe Prishtina sërish për rival ka skuadrën e Vushtrrisë me të cilën u ndesh të shtunën e kaluar në kuadër të çerekfinales së Kupës (4:1).
Ndeshja do të nis nga ora 13:00, ndërsa do ta gjykojnë Gramos Shala nga Peja, Driton Preniqi nga Kastrioti, Fatmir Abrashi nga Mitrovica dhe Shpëtim Murtezi, gjyqtar i katërt nga Gjilani.
Për ndeshje do të hapen tribuna perëndimore (çmimi i biletës 2 euro) dhe ajo lindore (1 euro).