Prishtina është shpallur kampione e edicionit të parë të Superligës U21 të Kosovës në futboll.
Prishtina në plejofin e Superligës U21 që u zhvillua në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali arriti që t’i fitoj tri ndeshjet.
Në xhiron e parë të plejofit të rinjtë e Prishtinës shënuan fitore ndaj Gjilanit. Në ndeshjen e dytë e mposhti Llapin, kurse të dielën fituan edhe ndaj Lirisë së Prizrenit.
Pas 27 xhirove të stinorit të rregullt të Superligës U21, Prishtina ishte në vendin e parë me 60 pikë.
Ky ishte edicioni i parë i Superligës U21 të Kosovës në futboll.