Prishtina merr Krasniqin dhe Grajqevcin, vazhdon me tre të tjerë

Besnik Krasniqi është kthyer në klubin ku e fitoi famën. Mbrojtësi i djathtë ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me FC Prishtinën. Arritjen e marrëveshjes me futbollistin cilësor e ka konfirmuar nënkryetari i klubit, Afrim Muçiqi.

“Kemi nënshkruar me Besnik Krasniqin, i cili kthehet në klub”, tregoi ai për “Zërin”.

Ndër të tjera, Muçiqi ka njoftuar se Bardhekaltrit të enjten kanë qenë të efektshëm edhe në vazhdimin e kontratave me lojtarët që janë pjesë e klubit. Me këtë rast, Liridon Kukaj, Ahmet Haliti dhe Driton Krasniqi e kanë vazhduar kontratën, ndërsa prishtinasit e kanë angazhuar edhe talentin e KEK-ut, Atdhe Grajqevci.

Ndërkohë, në ditët në vazhdim, kontratën pritet ta vazhdojë edhe ylli i skuadrës, Mentor Zhdrella.

prishtina