Prishtina merr barazim ndaj Dobovec, Benfica mposht Kairatit

Prishtina 01 ka barazuar 3-3 me Dobovec në kuadër të rrethit të dytë në Elite Stage të Ligës së Kampionëve në futsall.

Mysafirët shënuan dy gola për një minutë me anë të Pasaricek dhe Knezevic (5’,6’).

Prishtina 01 u kundërpërgjigj me anë të Maxharrajt, duke shënuar në minutën e tetë me një asistim te Selmanajt.

Por, vendasit mbetën me një lojtar më pak në fushë, kur Limani pranoi edhe kartonin e dytë të verdhë.

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për Dobovec, kur shënuan me anë të Cesarec në minutën e 21-të.

Por, Prishtina 01 ishte me fat shtatë minuta më vonë, kur Philer realizoi auto-gol për rezultatin 3-2.

Për t’ia siguruar një pikë bardhëekaltërve u përkujdes Maxharraj, që realizoi golin e dytë personal në minutën e 39-të.

Fitore në këtë grup mori edhe Benfica, që triumfoi 3-2 përballë Kairat Almatyt, për të siguruar kalimin e grupit.

Benfica ka arkëtuar gjashtë pikë në Grupin B, Kairat me tri, Dobovec dhe Prishtina me nga një. /Gazeta Olle/

Standings provided by Sofascore

Hetemaj nderohet nga tifozët në ndeshjen e tij të fundit

Liverpool dhe Leverkusen kalojnë në 1/8-at e Europa League, Roma ende në pikëpyetje