Prishtina mendon vetëm për një gjë

Prishtina nuk mund të mendoj për asnjë rezultat tjetër, përveç fitores. Këtë e thotë edhe trajneri Ramiz Krasniqi, i cili  tashmë e di që të gjitha skuadrat janë duke e dhënë maksimumin kundër skuadrës së tij. “Jemi të vetëdijshëm që do ta kemi të vështirë, pavarësisht nga rezultatet që i kemi pasur deri tani, po shihet shumë qartë që me çdo ekip që po luajmë, po mundohen maksimalisht të na kundërvihen dhe është shumë normale. Pra, neve na mbetët që edhe kësaj here ndeshjes t’i hyjmë me një kapacitet maksimal. Nuk do të kalkulojmë. Sigurisht që Trepça ’89 e ka respektin e vet, do ta respektojmë deri në një masë, e pastaj në pjesën tjetër varet nga të gjithë futbollistët që do të japin maksimumin”, pohoi Ramiz Krasniqi për portalin e klubit ‘prishtinafc.com’.

“Kemi mungesa, por të gjithë ata që aktivizohen duhet të japin maksimumin që mos të vërehet mungesa e asnjërit”, ka thënë Ramiz Krasniqi.

Edhe kapiteni i skuadrës Driton Krasniqi thotë se skuadrës nuk i duhet asnjë rezultat tjetër përveç fitores.  “Lojë shumë e rëndësishme. Vijmë pas një fitoreje në Vushtrri, që ishte njëra prej ndeshjeve më vendimtare për ne në këtë edicion në këtë fundsezon, dhe tani presim një skuadër shumë cilësore siç është Trepça ’89. Dihet rivaliteti që kemi skuadrat, nuk diskutohet se takimit do t’i hyjmë pa kalkulime vetëm për fitore, sepse nuk na lejohet më asnjë gabim deri në fund nëse dëshirojmë të arrijmë në fund atje ku e kemi qëllimin”, ka thënë kapiteni i skuadrës, mesfushori Driton Krasniqi.