Prishtina me njoftim zyrtar për ndeshjen e shtyrë ndaj Dukagjinit:

Prishtina dhe Dukagjini do të përballen nesër për 1/8 e finales në Kupën e Kosovës.

Edhe pse ky duel ishte paraparë të zhvillohej sot, ai u shty për shkak të kushteve atmosferike.

Prishtina ka dal me një njoftim zyrtar për ndeshjen teksa ka njoftuar se e njëjta do të zhvillohet sërish në stadiumin ‘Samir Kelmendi’ në Lipjan nesër (e hënë) me fillim nga ora 13:00.

Njoftimi zyrtar nga Prishtina:

FC Prishtina njofton opinionin se ndeshja me KF Dukagjinin e planifikuar të zhvillohet (sot) të dielën më 5 shkurt 2023 nga ora 13:00 në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan është shtyrë.

Sfida në fjalë, e cila i takonte 1/8 së finales së Kupës së Kosovës do të luhet të hënën (6 shkurt) nga ora 13:00 në të njëjtin vend.

Dueli i planifikuar për ditën e sotme ishte e pamundur që të zhvillohet për shkak të kushteve të rënda të fushës me borë e akull, e ku përkundër përpjekjeve maksimale të FC Prishtinës, ishte e pamundur që të rikthehej fusha në gjendje normale për shkak të temperaturave të ulëta.

Me vendim të zyrtarëve të ndeshjes, loja u shty për 24 orë. /Telegrafi/

Ferizaj fiton një tjetër miqësore, mposht skuadrën maqedonase

Zaniolo është i gatshëm të bëhet shok skuadre me Rashicën, por vetëm me një kusht