Prishtina: Më ka mërzitur largimi i Trepçës nga elita

Elita e futbollit pa Trepçën nga Mitrovica nuk e ka edhe shijen e saj! Skuadra me renome nuk është hera e parë që humbë statusin e Superligës, kjo i ka mërzitur dukshëm edhe tifozët e saj “Torcida”. 

Trepça përfundoi në vend të parafundit (i 11-ti) me 23 pikë, duke ngecur për 8 pikë larg nga pozita e dhjetë, Ferizaj, që edhe kjo e fundit ka humbur statusin në ndeshjen e barazhit kur u mund nga Vllaznia e Pozhoranit, pas penalltive me rezultat 3:2.

Mbrojtësi i Trepçës, Amir Prishtina, e pranon se janë mërzitur shumë që u larguan nga elita, sepse sipas tij nuk e merituan.

prishtina 8989

“Normal që më ka mërzitur largimi nga liga, se nuk e ka merituar Trepça. Kemi pasur paraqitje të mira, por në disa momente na mungoi fati sportiv”, thotë Prishtina për gazetën kombëtare “Bota sot”.

trepca besa

“Normalisht në disa raste edhe të dëmtuar. Kjo është e vërteta, por futbolli është i tillë”, përgjigjet futbollisti.

“Mendoj se kampionatin e ka konsideruar për të mirë, ngase ka pasur lojëra të forta dhe ka qenë luftë mjaft interesante për titull ashtu siç i ka hije një…”.

Trepça

“Nuk besoj që do të qëndroj në Trepçë.  Jam i hapur për oferta edhe pse jam në bisedime me disa ekipe”, thotë për gazetën kombëtare “Bota sot”, Amir Prishtina.

trepca