Prishtina mbledh forcat para ndeshjes me Dritën, Mici thotë se skuadra është e “dënuar” për të fituar

Prishtina ndeshjen e radhës në BKT Superligën e Kosovës në futboll e zhvillon ndaj Dritës së Gjilan të dielën, sfidë e cila luhet nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Ndeshja në fjalë, e parafundit për këtë kampionat është me rëndësi të madhe për Prishtinën teksa synohen pikët e plota për t’i ikur pjesës së poshtme të tabelës.

Prishtina në këtë edicion është përballur me probleme të shumta, gjithsesi skuadra është e motivuar për të “luftuar” për ngjyrat “bardhekaltër” deri në ndeshjen e fundit të kampionatit.

Prishtina momentalisht “stacionohet” në pozitën e pestë me 48 pikë të tubuara kurse Drita ndodhet e treta me 58 sosh.

Për faqen zyrtare të klubit, FC Prishtina, para ndeshjes ndaj Dritës ka folur mbrojtësi Gledi Mici.

Vlerësimi për Dritën dhe pritjet për ndeshjen – Është një ndeshje e vështirë pasi që dihet se Drita e ka një ekip shumë cilësore, por ne jemi të “dënuar” për të fituar patjetër.

Atmosfera në ekip – Atmosfera në ekip është e mirë pasi të gjithë lojtarët po mundohen të jenë sa më pozitiv dhe profesionist. Kemi shumë probleme, por do të mundohemi që të gjithë ta japim maksimumin.

Thirrja për Plisat – Kërkojmë mbështetjen e tyre. Vetëm ata mund të na japim forcë shtesë në këtë situatë që ndodhet klubi.

2100 forca sigurie, zbardhet axhenda për finalen e Conference League në “Air Albania”

Bashkëpunim i suksesshëm i FFK-së me Federatën norvegjeze në edukimin e trajnereve të reja