Skuadra e Prishtinës ka njoftuar përmes Facebook se xhiron e ardhshme nuk do ta luajë në Prishtinë.
Ndeshja e xhiros së 29-të e paraparë të luhej në “Fadil Vokrri” do të zhvendoset në stadiumin në Skenderaj “Bajram Aliu”.
Prishtina në kuadër të kësaj xhiro do të përballet me Malishevën, një rival direkt për t’i ikur zonës së barazhit.
Njoftimi i plotë nga klubi:
FC Prishtina ndeshjen e xhiros së 28-të të Superligës së Kosovës në futboll e zhvillon ndaj Malishevës të dielën (10 Prill) me fillim nga ora 13:30.
Ndeshja në fjalë nuk do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, mirëpo në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj.
Një vendim i tillë erdhi për shkak të ruajtjes së fushës pasi që Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave të martën më 12 Prill përballet me Belgjikën në “Fadil Vokrri”.
/Gazeta Olle/