Xhiro e 27-të në Superligën e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshje shumë interesante.
Dy skuadrat të cilat janë vënë përballë në gjysmëfinale të Kupës, sot luajnë për pikë, shkruan Gazeta Olle.
Bëhet fjalë për kampionin aktual, Prishtinën dhe fituesin aktual të Kupës, Llapi.
Pas inspektimit të stadiumit “Fadil Vokrri” nga një delegacion i FFK-së, është vendosur që ndeshja të zhvillohet në këtë stadium, përkundër se vetë FFK i kishte kërkuar Prishtinës të gjente një fushë tjetër.
Ndeshja tjetër interesante pritet të jetë edhe ajo mes Ulpianës dhe Dritës.
Vendasit e kanë trenin e fundit për të kapur hapin për mbijetesë, ndërsa mysafirët në luftë për titull.
Të dy ndeshjet pritet të fillojnë në ora 14:00.
PRISHTINA 2 – 1 LLAPI
Përfundon ndeshja.
78′ GOOOOOL: Drilon Fazliu realizon për Llapin, ngushtohet rezultati.
65: GOOOOOL: Endrit Krasniqi shënon për të dyfishuar epërsinë e Prishtinës.
48′ GOOOOOL: Besnik Krasniqi shënon nga pika e bardhë, Prishtina në epërsi.
Fillon pjesa e dytë.
Përfundon pjesa e parë.
Fillon ndeshja.
Formacionet zyrtare:
Prishtina: Haxho, B.Krasniqi, Pllana, Tomasevic, Mici, Boshnjaku, Karabeci, E.Krasniqi, Hoti, Tolaj, Sadam.
Llapi: Avdyli, Idrizi, Prençi, Emini, Ramadani, Maliqi, Shillova, Sadriu, Shabani, Rivera, Neto.
ULPIANA 2 – 3 DRITA
Përfundon ndeshja.
88′ Ardian Cuculi ndëshkohet me karton të verdhë.
82′ Iliri Blakçori ndëshkohet me karton të verdhë.
59′ GOOOOOL: Marko Simonovski shënon golin e tij të dytë sot, realizon në stilin e sulmuesit tipik për ta rikthyer epërsinë e mysafirëve.
54′ Rron Broja ndëshkoehet me karton të verdhë.
48′ Kastriot Rapuca ndëshkohet me karton të verdhë.
Fillon pjesa e dytë.
Përfundon pjesa e parë.
44′ GOOOOOL: Ulpiana barazon përsëri, Qerimi harkon nga korneri dhe me kokë bukur shënon Akil Makolli.
25′ GOOOOOL: Drita rikthen epërsinë pas një goli të bukur me kokë nga Marko Simonovski, harkim milimetrik nga Kryeziu.
20′ GOOOOOL: Ermir Rezi shënon golin e barazimit për Ulpianën, aksion i bukur dhe asistim nga Qerimi.
12′ Muharrem Jashari ndëshkohet me karton të verdhë
05′ GOOOOOOL: Drita shënon përmes Muharrem Jasharit, asist perfekt nga Simonovsi.
Fillon ndeshja.
Formacionet zyrtare:
Ulpiana: Thaqi, Makolli, Rapuca, Musliu, Emini, Shala, Qerimi, Rezi, Iran, Domagoj, Shkalla.
Drita: Maloku, Limani, Cuculi, Balde, Blakçori, Fazliu, Jashari, Namani, Kryeziu, Ajzeraj, Simonovski.
/Gazeta Olle/