Prishtina – Llapi dhe Istogu – Dukagjini: Kuotat nga kompania e madhe e basteve

Në pasditen e sotme do të luhen ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Prishtina do të përballet me Llapin në stadiumin “Fadil Vokrri”, kurse në ndeshjen tjetër, Istogu e pret Dukagjinin.

Derbin rajonal mes Prishtinës dhe Llapit do ta drejtojë Shpëtim Murtezi.

Ndihmësit e tij do të jenë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Selim Isufi.

Ndërkaq, në ndeshjen Istogu – Dukagjini, drejtësinë do ta ndajë Genc Nuza.

Kompania e madhe e basteve “Bet365” tashmë ka publikuar kuotat e këtyre ndeshjeve.

Fitorja e Prishtinës është kuotuar me 1.44, fitorja e Llapit me 6.00, kurse barazimi me 4.00.

Në anën tjetër, fitorja e Istogut është vlerësuar me 2.37, barazimi me 3.00, kurse fitorja e Dukagjinit me 2.80.

Të dyja ndeshjet e sotme nisin nga ora 15:00.