Prishtina – Liria luhet përfundimisht në “Fadil Vokrri”, dalin në shitje edhe biletat

Edhe pse ka pasur dilema nga FC Prishtina dhe Federata e Futbollit të Kosovës, se ku do të zhvillohet ndeshja e xhiros së pestë e Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet Prishtinës dhe Lirisë, kryeqytetasit kanë dalë me njoftimin e radhës që ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe biletat kanë dalë në shitje.

Prishtina kishte zhvilluar ndeshjet e kaluara në “Kampin Nacional të FFK-së” në Hajvali, duke e lënë stadiumin e tyre në dispozicion të Kombëtares të Kosovës, mirëpo pas përfundimit të tyre Komisioni të Garave të Superligës dhe Ligës së Parë doli me një reagim se FFK-ja  ka filluar me procesin e riparimit të fushës dhe ndeshja nuk mund të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”

Megjithatë një ditë para ndeshjes me Lirinë që zhvillohet të dielën në orën 15:00, Prishtina ka dalë me një tjetër reagim në faqen zyrtare, njoftuar tifozët se ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe mund të pajisen me bileta.

Postimi i plotë:

/Gazeta OLLE/

Ulpiana merr pikë të plota në udhëtim, Flamurtari pëson humbje të thellë nga Ramiz Sadiku – rezultatet e ditës në Ligën e Parë

Interi shkatërron Milanin, manita nga zikaltërtit në derbi