Prishtina kthehet tek fitoret, shkatërron keq Rahovecin

Prishtina ka pushtuar “Mizahir Ismën” e Rahovecit.

Kryeqytetasit që po kalojnë formë jo të mirë në këtë edicion kanë shpërthyer, dhe janë rikthyer me stil tek fitoret, shkruan Gazeta Olle.

Rezultati përfundimtar i takimit të sotëm ishte: Rahoveci 75-93 Prishtina.

Plotë gjashtë lojtar të Prishtinës realizuan shifra dyshifrore duke treguar kështu që kjo fitore vjen për shkak të angazhimit të kolektivit dhe jo individëve.

“Vreshtarët” në anën tjetër nuk bindën aspak me lojën në parket, dështoi edhe Alban Veseli që realizoi vetëm një pikë në gjithë takimin./GazetaOlle/