Prishtina kërkon fitore edhe në ndeshjen e dytë ndaj Connahs, kualifikimi thuajse i sigurt

Prishtina ka arritur fitore të madhe në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.

Kampioni i Kosovës triumfoi me rezultat 4-1 ndaj kampionëve të Uellsit javën e kaluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Fitorja me tre gola epërsi i jep shpresë dhe motiv Prishtinës edhe për ndeshjen e dytë, për të kaluar tutje në rrethin e tretë të garës së tretë më të madhe evropiane për klube.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Zekirja Ramadani me një këmbë është në rrethin e tretë, por me seriozitetin më të madh do t’i qasen edhe ndeshjes së kthimit ndaj Connahs Q.

Kryeqytetasit nga Kosova janë favorit të mëdhenj edhe për ndeshjen e dytë dhe synojnë që të marrin një tjetër fitore ndaj kampionëve në fuqi të Uellsit.

Ndeshja mes Connahs Q dhe Prishtinës zhvillohet në Park Avenue në Aberystwyth të Uellsit.

Ky takim do të gjykohet nga finlandezi Petri Viljanen së bashku me asistentët Mika Lamppu dhe Riku Vihreavuori. /Gazeta Olle/

Drita synon një tjetër mrekulli ndaj Feyenoordit, gjilanasit pa frikë ndaj gjigantit holandez

Luftëtari shqiptar, Arijan Topallaj bën hapin e madh në karrierë, synon fitoren me 31 korrik në oktagon