Prishtina kampione

Prishtina është kampione e re e Kosovës në basketboll në konkurrencën e femrave. Ky është titulli i nëntë i pas luftës për ekipin ‘bardhekaltër’.

Vashat prishtinaset si mysafir e mposhtën me rezultat 50:41 Trepçën nga Mitrovica, në takimin e zhvilluar në palestrën e sportit në Vushtrri. Prishtina në seri të fitoreve triumfoi me 2:0, pasi që edhe takimin e parë e ka fituar me 51:44.

Ajo që bie në sy të dyja finalet e play-off-it ishin më shumë pak pikë të shënuara qoftë nga njëra palë dhe skuadra tjetër, duke dëshmuar një mbrojtje të fortë t apo një mos efikasitet të basketbollistet.

Fidan Shatri, trajner i Prishtinës, është sikur në qiellin e shtatë, sepse ia doli me sukses të mbrojë titullin e kampionit, kur i shtohet edhe trofeu i IPKO Kupës së Kosovës, kjo është kurora e dyfishtë për ta për edicionin e sivjetshëm. Prishtina tregoi formën më të mirë dhe është forcë apo sundon në këtë konkurrencë, transmeton ‘Bota Sot’.