Superliga e Kosovës në futboll sa shkon e bëhet më interesant këtë sezon, kjo për arsyeje se klubet janë duke investuar çdo sezon e më shumë.
Ky është sezoni I dytë që Superliga ka aplikuar sistemin me dhjetë skuadra nga 12 sa ishin më parë, duke e bërë garën për titull, daljen në garat evropiane dhe mbijetesën më interesante, shkruan Sheshi.info
Faqja e specializuar për vlerën e futbollistëve në tregun e transferimeve, ‘Transfermarkt’, ka përditësuar listën e vlerës së përgjithshme të ekipeve botërore në tregun e transferimeve.
Tashmë vlera e të gjithë skuadrave ka shkuar në shifrën 23 milionë e 430 mijë euro.
Ekipi më i shtrenjtë tashmë vjen nga kryeqyteti, ku skuadra e Prishtinës sipas faqes vlerësohet të ketë vlerën 4.43 milionë euro.
Pas Prishtinës renditet skuadra gjilanase, FC Drita, e cila ka vlerën 3.73 milionë euro.
Më poshtë e keni listën e Transfermarkt: