Prishtina ka arritur në Uells, kërkohet të shkruhet historia në Conference League

Prishtina ka arritur në Uells, atje ku do ta zhvillojë ndeshjen e dytë ndaj Connah’s Quay Nomads.

Kryeqytetasit fituan me rezultat 4-1, në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligës së Konferencës, shkruan Gazeta Olle.

“Pas fluturimit komod me “Carpatair”, skuadra ka ateruar në Aeroportin e Manchesterit dhe pas pak do të akomodohet në Chester. Në ora 20:00, seanca e treningut në fushën e skuadrës TNS”, ka shkruar faqja zyrtare e Prishtinës.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Fadil Vokrri”, kampionët e kosovës dominuan totalisht ndaj atyre të Uellsit.

Ishte kjo fitorja e parë në paraqitjen e parë të Prishtinën në Conference League.

Në ndeshjen e dytë bardhekaltrit do të mundohen ta ruajnë epërsinë e thellë të krijuar në Prishtinë.

/Gazeta Olle/

 

 

 

Loriana Kuka nesër kërkon medaljen e tretë olimpike për Kosovën, ja kur fillon garën xhudistja jonë

Van Persie bën shaka për ngjashmërinë e tij me Riqui Puig