Prishtina jo vetëm që humbi ndeshjen, por humbi edhe dy lojtarë kryesorë

Prishtina ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e dytë ndaj Ferencvarosit me rezultat 3-1, duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Kampioni i Kosovës, tash e tutje do të bëjë gara në Conference League, shkruan Gazeta Olle.

Por në ndeshje ndaj Ferencvarosit skuadra e Zekirija Ramadanit, ka humbur dy lojtarë të rëndësishëm.

Fillimisht ishte Qëndrim Zyba ai që u dëmtua, duke e lënë fushë me barelë, ndërsa pas tij edhe Sabijen Lilaj.

“Skuadrës sot i pësuan lëndime dy futbollistë, Qendrim Zyba pas ekzaminimit pritet t’i shihet shkalla e lëndimit, kurse Sabien Lilaj duket të ketë lëndim më të lehtë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Prishtina do të luajë ndaj humbësit të takimit Connah’s Quay Nomands (Uells) –  Alashkert (Armeni), të martën më 20 korrik në “Fadil Vokrri” nga ora 18.00. /Gazeta Olle/

Zyrtare: Ramiz Sadiku vazhdon edhe për një vit me trajnerin Elon Berisha, zgjidhen e trajnerët e grupmoshave në këtë klub

Shkupi lason dy transferimet e reja disa ditë para ndeshjes me Llapin, lojtarët të gatshëm të paraqiten në “Fadil Vokrri”