Prishtina jep lajmin e mirë për Qëndrim Zybën, mesfushori e ka kryer operimin me sukses

Klubi i Prishtinës ka konfirmuar se futbollisti, Qëndrim Zyba është operuar me sukses.

Zyba u lëndua në ndeshjen ndaj Ferencvarosit të cilën Prishtina e humbi në shtëpi duke u elimnuar nga Liga e Kampionëve.

Operimi i Zybës u realizua nga Dr.Qerim Kida në Spitalin “Royal Medical” në Prishtinë.

Prishtina nuk e ka kumtuar kohën sesa do t’i mungojë Zyba skuadrës së Zekrija Ramadanit, por në bazë të këtyre lloj lëndimeve mesfushori mund të mbetet jashtë deri në janar.

Prishtina në atë ndeshje e humbi edhe Sabjen Lilajn, por duket se mesfushori shqiptar e ka kaluar lëndimin.

Prishtina sot ka udhëtuar drejt Uellsit, ku do ta luajë ndeshjen kthyese ndaj CQ Nomad’s, pasi të parën e fitoi 4-1 në “Fadil Vokrri”.  /GazetaOlle/

Trajneri i Feyenoord, Slot: Duhet të jetë shumë më mirë sesa në Kosovë që të mposhtim Dritën

Cuculi: Do japim atomin e fundit ndaj Feyenoordit