Prishtina ia merr Vushtrrisë kapitenin  

Prishtina nuk është duke qëndruar duarkryq, pasi po punon në heshtje për afatin kalimtar të janarit.

‘Bumi’ i tyre që pritet të ndodh në ditët në vijim quhet Liridon Ahmeti.

GazetaOlle.com mëson se gjatë këtyre ditëve palët kanë zhvilluar bisedime dhe në parim është arritur marrëveshja.

Olle ka provuar të bisedojë me lojtarin, por ai nuk ka dashur të komentojë asgjë.

Ahmeti së prej dy vitesh është pjesë e Vushtrrisë, me të cilën u bë kampion vitin e kaluar, kurse këtë vjeshtë ishte njëri prej më të dalluarve në Superligë.

Ai më herët ka qenë edhe pjesë e Trepçës ’89 dhe Trepçës. Me këtë të fundit e ka një titull kampioni.

Deri tash, Prishtina ka rikthyer nga huazimet, Endrit Krasniqin dhe Dren Gashin. /Olle

leci