Prishtina ia kujton Ballkanit që nuk humbin nga ta në tetë ndeshjet e fundit: Tetori i vitit 2022 ishte hera e fundit kur suharekasit mposhtën kryeqytetasit

Prishtina dhe Ballkani do të takohen në finalen e Kupës së Kosovës për edicionin 2023/24.

Do të jetë një sfidë e jashtëzakonshme, me kryeqytetasit që kërkojnë triumfin për të shkuar në garat evropiane, derisa suharekasit kërkojnë fitoren për ta kompletuar një sezon të mrekullueshëm me titullin dhe Kupën.

Prishtina nuk di për humbje nga Ballkani që nga muaji tetor i vitit 2022, apo plot tetë ndeshje duke marrë dy fitore dhe duke barazuar në gjashtë të tjera.

Madje kryeqytetasit e kanë mposhtur në finalen e Superkupës gjatë kësaj periudhe Ballkanin, duke treguar se janë arrë e fortë për skuadrën e Ilir Dajës.

Postimi i plotë nga FC Prishtina:

Një vit e gjysmë pa pësuar, nga tetori i vitit 2022 – 8 ndeshje rresht: 2 fitore e 6 barazime

Rivali ynë në finale të Kupës ka ecuri historike, por bardhekaltrit kanë seri fantastike në përballjen me skuadrën kampione

 FC Prishtina kërkon triumfin në Kupë, që pas dy vitesh të rikthehet në arenën ndërkombëtare

Tetë duelet e fundit, Prishtina nuk ka dalë kokulur, përkundrazi, ka fituar dy përballje të rëndësishme, në çerekfinalen e Kupës së edicionit të kaluar, 2:0 (Uka 45+2 dhe Hamiti 59’) si dhe ndeshjen e Superkupës këtë edicion në Antalya, 2:1 (Sinani 5’ dhe Kryeziu 56’ – Dulaj 75’)

Në 6 përballjet tjera kampionale, dy skuadrat janë ndarë baras pa fitues, në dy raste suharekasit kishin barazuar rezultatin në shtesë të thellë, ndërsa në një rast prishtinasit, ndërsa dy duelet e fundit kampionale janë mbyllur pa gola

 Historia e përballjeve nuk përfundon këtu, Prishtina gjithmonë ka dal triumfuese në ndeshjet eleminuese të Kupës, në katër raste, më 2014/15 në 1/16 e finales, 5:0 (Ge. Begolli 16’, 19’, Latifi 27’, D. Krasniqi 43’, Gr. Begolli 70’), në finale të edicionit 2019/20, 1:0 (John 20’), në çerekfinale të edicionit 2021/22 në Suharekë, pas shtesave, 2:1 (Zyba 24’, B. Krasniqi 96’ – Baftiu 66’) dhe së fundi vitin në çerekfinalen e lartëcekur

Prishtina do të zhvillojë finalen e 12-të për triumfin e 9-të, Ballkani finalen e dytë për triumfin e parë. /Gazeta Olle/

Ndeshja e cila i ‘kushtoi’ Arsenalit me titullin kampion

Kroacia ka zbuluar listën e lojtarëve që do udhëtojnë në EURO 2024