Prishtina i ofron kontrata profesionale pesë talenteve të klubit

Prishtina u ka ofruar kontrata profesionale pesë lojtarëve të rinj nga akademia e tyre.

Kryeqytetasit kanë blinduar me kontrata afatgjate lojtarët Igball Jashari (17), Dion Gallapeni (18), Olt Pllana (18), Arlind Dobroshevci (16) dhe Donart Llabjani (18) janë lojtarët që kanë firmosur të mërkurën me FC Prishtinën.

Para tyre, me ekipin tonë ka nënshkruar edhe talenti tjetër i futbollit kosovar, 16-vjeçari Amar Demolli, i cili tash e disa ditë është prezantuar nga klubi.

Sulmuesi i FC Prishtinës, Igball Jashari, tashmë e ka nënshkruar kontratën profesionale me klubin. Igballi është pasardhës i familjes legjendare Jashari nga Prekazi i Skënderajt. Ai është zhvilluar si futbollist te Shkolla e Futbollit “Kurda” derisa është edhe reprezentues i Kosovës U19. Igballi i bashkohet ekipit të parë nga skuadra e juniorëve.

𝙄𝙜𝙗𝙖𝙡𝙡 𝙅𝙖𝙨𝙝𝙖𝙧𝙞:“Deri më tani kam pasur një zhvillim të mirë tek juniorët e Prishtinës si në ndeshje po ashtu edhe në stërvitje ku unë jap maksimumin. Normalisht, unë çdo herë kërkoj më shumë nga vetja dhe do të vazhdoj të punoj që të jem edhe më i kënaqur. Si çdo lojtar ambicioz edhe unë pres momentin tim për të debutuar pasi që për këtë punoj dhe angazhohem tej mase”.

Mesfushori defanziv Dorart Llabajni më herët ka qenë pjesë e Dinamos nga Ferizaj si dhe grupmoshat e reja te Prishtinës.

𝘿𝙤𝙣𝙖𝙧𝙩 𝙇𝙡𝙖𝙗𝙟𝙖𝙣𝙞: “Padyshim se është një nder dhe privilegj që i jam bashkuar klubit më të trofeshëm të Republikës së Kosovës, por njëherit është edhe përgjegjësi sepse kërkohet të jepet maksimumi nga vetja për të bërë më të mirën. Unë do të vë në funksion tërë shkathtësitë, aftësitë dhe potencialin tim për t’i bindur trajnerët dhe tërë stafin e klubit për të qenë pjesë e ekipit së parë. Prishtina është një nga ëndrrat e mija që kam filluar për t’i realizuar dhe padyshim se bartja e fanellës së Prishtinës pos që jep krenari të ngarkon edhe më shumë përgjegjësi”.

Olt Pllana vjen nga skuadra prishtinase Rilindja. 18-vjeçari aktivizohet si mesfushor qëndror.

𝙊𝙡𝙩 𝙋𝙡𝙡𝙖𝙣𝙖:“Jam tejet i lumtur për faktin që kam pasur rastin t’i bashkohem ekipit të Prishtinës, pasi që kjo ka qenë një ndër synimet e mia për një kohë të gjatë. Pretendoj që medoemos të zë vend në përbërjen bazë. Bartja e fanellës së Prishtinës me dinjitet, do të ishte nder dhe një privilegj i jashtëzakonshëm për mua”.

Dion Gallapeni “gradohet” te ekipi i parë nga Shkolla e Futbollit “Prishtina”. Ai është zhvilluar si lojtar te Shkolla e Futbollit “FC Winner Prizren”. Gallapeni luan si sulmues anësor.

𝘿𝙞𝙤𝙣 𝙂𝙖𝙡𝙡𝙖𝙥𝙚𝙣𝙞:“Jam shumë i kënaqur dhe privilegj shumë i madh që të jem pjesë e Prishtinës. Falënderoj klubin për mundësin e dhënë. Do të jetë një sfidë e madhe që të bëhem pjesë e 11-shes së parë sepse ka shumë lojtarë kualitativ, por mendoj se me punë do t’i arrijë të gjitha. Për mua ta mbajë veshur fanellën e klubit më të trofeshëm në Kosovë është nder dhe krenari”.

Arlind Dobroshevci luan si sulmues dhe deri më tash është paraqitur me grupmoshën e Prishtinës U-17 ku ka qenë edhe shënuesi më i mirë i gjeneratës. Ai më herët ka luajtur edhe në Shkollën e Futbollit “Kurda” dhe ka qenë pjese e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës U15 dhe U17.

𝘼𝙧𝙡𝙞𝙣𝙙 𝘿𝙤𝙗𝙧𝙤𝙨𝙝𝙚𝙫𝙘𝙞:“Si i ri në moshë, jam shumë i lumtur dhe krenar që po filloj një kapitull të ri të karrierës sime në klubin më të madh në Kosovë, FC Prishtina. Ky klub përputhet me ambiciet e mia për futbollin. Me punë, vullnet dhe përkushtim shpresoj që një ditë të bëhem pjesë e përbërjes startuese të ekipit. Është nder dhe privilegj i madh për të bartur fanellën e Prishtinës. Mezi pres të hyj në fushën e stadiumi “Fadil Vokrri””.

Arsim Thaqi flet pas prezantimit te Drita: Kemi një grup të mirë, jam këtu për titullin kampion

Milik hero i Zonjës së Vjetër, Juventusi fiton në frymën e fundit ndaj Cremoneses