Prishtina-Hajvalia, statistikat janë ‘bardhekaltër’

Përkundër forcimit të Hajvalisë në vitet e fundit, tentimet për të krijuar një derbi lokal të kryeqytetit me Prishtinën, mund të themi që kanë dështuar.

Bardhekaltërit janë treguar larg më të mirë se ‘arushat’ në ndeshjet direkte, ku prej tetë ndeshjeve, Prishtina numëron gjashtë fitore, një takim është mbyllur baras ndërsa një i ka takuar Hajvalisë.

Sipas statistikave që i përcjellë sajti zyrtar i Prishtinës, golaverazhi në këto sfida është 16:9 në të mirë të skuadrës së Ramiz Krasniqit.

Hajvalia-Prishtina zhvillohet nesër me fillim prej orës 14:00 në stadiumin e Kizhnicës. /Gazeta Olle