Prishtina – Hajvalia, 6:0

Prishtina – Hajvalia, është 6:0, rezultati në fitore, bazuar në historikun e këtyre dy skuadrave. Asnjëherë deri më tani Hajvalia nuk ia ka bërë sefte fitores ndaj Prishtinës.

Përballjet mes tyre janë zhvilluar në tri vitet e fundit, kur Hajvalia hyri në Superligë.

Nga shtatë përballjet, vetëm një takim është mbyllur pa fitues, ai i një viti më parë i luajtur në stadiumin e Qytetit në Prishtinë.

Gjashtë takimet tjera i kanë takuar Prishtinës.

Të shtunën luhet përballja e ardhshme, që këtë herë takon dy trajnerë tjerë, Bylbyl Sokoli (Prishtina) e Ismet Munishi (Hajvalia).