Prishtina ‘godet’ tek Besa, nis bisedimet me Xhevdet Shabanin (FOTO)

Prishtina synon të marrë njërin prej lojtarëve më të mirë në futbollin kosovar, Xhevdet Shabanin.

Mesfushori anësor prej vitesh është dëshirë e bardhekaltërve, por tani ka rastin e artë ta bëjë për vete, pasi atij i ka skaduar kontrata me Besën e Pejës.

Burime të Gazetës Olle bëjnë me dije se palët janë takuar dy ditë më parë dhe kanë biseduar që Shabani të bëhet i Prishtinës.

Marrëveshja nuk është arritur, por palët janë afër dhe një gjë e tillë mund të bëhet realitet në ditët në vijim.

Shabani në janar kërkohej edhe nga Drita e Gjilanit, me të cilën e pengoi fletëlëshimi për t’u realizuar transferi.

xhevdet shabani xhevdetshabani xhevdet shabani xhevdeti