Prishtina – Gjilani, ja cila skuadër favorizohet nga bastet

Ndeshjet e katërta kampionale në Superligën e Kosovës përfundojnë sot, kur edhe do të luhen takime shumë interesante.

Vëmendja kryesore do të jetë në takimin mes Prishtinës dhe Gjilanit, i cili zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Sheshi.

“Bardhekaltrit” prishtinas llogariten favorit përballë futbollistëve të Ismet Munishit nga kompania e madhe e basteve “bet365.com”.

Kjo kompani ka publikuar kuotat e kësaj ndeshje, duke e favorizuar dukshëm Prishtinën.

Kuota për fitoren e kampionëve në fuqi është 1.80, barazimi 3.40, ndërkaq për triumfin e Gjilanit kuota është 3.75.

Xhiroja e parë përmbyllet me sfidën Peja-Bashkimi

Reagimi i ashpër i 2 Korrikut për penalltinë e dhënë nga gjyqtari: Ishte penallti vetëm në sytë e tij