Prishtina fiton Superkupën e basketbollit

Sigal Prishtina ka fituar Superkupën e Kosovës në basketboll. Prishtina të dielën mbrëma në Pejë, mposhti Bashkimin në finale me rezultat 74:73.

Ndeshja kishte fund dramatik, ndërsa prizrenasit humbën aksionin e fundit. Kështu Prishtina vazhdon të mbledhë trofe në basketbollin kosovar. Në turneun e Superkupës është paraqitur vetëm me lojtarë vendorë.

Arian Qallaku realizoi 22 pikë për Prishtinën, ndërsa Altin Morina 19. Musab Mala kishte 19 pikë te Bashkimi. Edmond Azemi realizoi pikët vendimtare.

Në konkurrencën e femrave, ky trofe shkoi për Bashkimin, që mundi Prishtinën.