Prishtina fiton ndeshjen e fundit në Turqi, nesër rikthehet në Kosovë

Skuadra e Cavallit, bardhekaltërit nga kryeqyteti kanë fituar ndeshjen e fundit në fazën parasezonale.

Prishtina sot pati përballje shumë të vështirë, sidomos në pjesën e parë skuadra e Pendikspor ishte e papërmbajtshme duke avancuar me dy gola epërsi (2’, 34’), njofton Prishtina në rrjetet sociale.

Bardhekaktrit ngushtuan rezultatin pas penalltisë së shkaktuar në sulmuesin Kryeziu i cili vetë mori përsipër gjuajtjen nga pika e bardhë (42’).

Në pjesën e dytë skuadra bardhekaltër u këndell, u ndërrua rreshtimi dhe loja jo vetëm se ishte e barabartë, por përfituam nga çdo gabim i kundërshtarëve duke realizuar tre herë ndaj një skuadre me mjaft përvojë.

Ishte Krasniqi që me dy gola riktheu rezultatin (65’, 78’), ndërsa për rezultatin përfundimtar u kujdes Demolli duke kurorëzuar ndeshjen e mirë edhe me realizim.

Skuadra e Prishtinës rikthehet në Kosovë, ndërsa ditën e hënë zhvillon ndeshjen e fundit miqësore me Prishtinën e Re para fillimit të kampionatit me Suharekën.

 

Carlos Alcaraz kualifikohet lehtësisht në çerekfinalen e turneut olimpik

Drita mëson kundërshtarin me të cilin përballet në rrethin e tretë në Ligën e Konferencës