Prishtina fiton miqësoren e fundit para startit të sezonit të ri

FC Prishtina ka arritur fitore në ndeshjen e fundit miqësore para fillimit të BKT Superligës së Kosovës duke e mundur me shifrat 2:0 Ulpianën në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Të dy golat e prishtinasve u realizuan në pjesën e parë.

Si fillim rrugën e rrjetës e gjeti Arlind Shabani pasi asistohet nga Endrit Baholli, teksa golin e dytë e shënoi Ardi Ajdini, i cili gjithashtu u asistua nga Baholli.

Kjo është miqësorja e shtatë e Prishtinës në fazën përgatitore para nisjes së kampionatit që starton të shtunën me ndeshjen ndaj Dukagjinit në Klinë.

Më parë Prishtina e ka mundur Ramiz Sadikun 3:0, ekipin nga Maqedonia e Veriut, Struga Trim&Lum (2:1), ka fituar 1:0 ndaj Trepçës ’89 dhe poashtu ka barazuar 1:1 me të njëjtin ekip në ndeshjen e parë miqësore.

Ka barazuar 2:2 me Llapin e nga 2 Korriku ka humbur 1:0.

Benzema lojtari më i mirë i sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve

Real Madridi fiton Superkupën e Evropës