Xhiro e 13-të në Art Motion Superliga ishte shumë interesante, por vëmendjen kryesore e mori ndeshja në kryeqytet, në mes të dy rivalëve të vjetër.
Prishtina ishte gjatë gjithë kohës më e mirë se mitrovicasit,katër çerekët u mbyllën me këtë rezultat 21-13, 24-24, 20-10, 17-18. Prishtina 82-65 Trepça.
Në fund Prishtina arriti të rikthehet tek fitoret pas dy humbjeve radhazi, ndërsa Trepça është në krizë të rezultateve duke humbur dy ndeshjet e fundit.
Trepça mbetet lidere akoma, Prishtina rikthehet në pozitën e tretë pas kësaj fitore të madhe në shtëpi.